Mërgjyshi “rinon” Apoloninë, ekipi nuk i kalon të… 22-tat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2019 | 22:19

Mërgjyshi “rinon” Apoloninë, ekipi nuk i kalon të… 22-tat

Apolonia ka gjithçka gati për startin. Të besuarit e Artan Mërgjyshit e nisin kampionatin në “Elbasan Arena” përballë një kundërshtari që gjithashtu luan të pestin edicion në nivelet inferiore.

apolonia seminar fshf

E megjithatë, fierakët këtë vit janë më ambiciozë. Ata pretendojnë që të kapin Kategorinë Superiore, ndonëse të tjera pritshmëri kishin nga merkatoja. Bardhejeshilët kanë bërë jo pak ndryshime në skuadër dhe ajo që bie në sy është “rinimi” i organikës.

Po të shohësh 23 lojtarët e federuar, vëren se mosha mesatare është 21.9 vjeç. Janë larguar Agim Meto, Andi Prifti, Orgest Buzi, Jurgen Hidersha, Lazar Vladisavljeviç, Jordan Jovanoviç, Endri Braka e Gesiano Mandia dhe janë afruar Erisildo Smaçi (Laçi), Gelando Sharavolli (Egnatia), Jeton Krasniqi (Kamza), Klejdis Branica (Egnatia), Sali Kumani (Tomori), Sokol Ymeraj (Flamurtari), Irlian Ceka (Laçi) e Benet Ofori Ansu (Junusemre Spor – Turqi).

dsa

E megjithatë, me afrimet nuk janë mbyllur llogaritë. Në ditët e fundit të merkatos, priten surpriza. Duke besuar te një fitore të mundshme në start ndaj një Elbasani me probleme, bardhejeshilët do të ngrihen në gjendjen e duhur për derbin me Lushnjën, që vjen fill në javën e dytë dhe që do të luhet në mjediset e akademisë fierake, për shkak të shtrimit të tapetit të ri në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Bujar Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"