Mehmeti: Kamza do mbijetojë në të Parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2013 | 13:02

Mehmeti: Kamza do mbijetojë në të Parën

MehmetiKamza edhe pse pati një përfundim të turpshëm pas fazës së parë, duke zënë vendin e parafundit në renditje, mban ende shpresa se në këtë fazë që nis në shkurt do të paraqitet krejtësisht ndryshe. Njëri prej futbollistëve më të rinj të ekipit, që ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, sulmuesi Xhuljo Mehmeti, në lidhje me gjendjen e kamzalinjve shprehet: “Jam i sigurt se deri në rifillimin e kampionatit do të jetë vendosur qetësia shpirtërore dhe ne do të jemi të gatshëm për ‘betejat’ në vazhdim. Besoj se do të rikthehemi në vlerat tona”. Aktualisht, pjesa më e madhe e lojtarëve që stërviten me skuadrën janë të rinj.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"