Më shumë pushtet për Piolin, ja si do të veprojnë drejtuesit e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 15:15

Më shumë pushtet për Piolin, ja si do të veprojnë drejtuesit e Milanit

Me lamtumirën e Paolo Maldinit dhe Frederik Masarës, në Milano fillon një epokë e re, në të cilën disa figura do të kenë një rol edhe më qendror në klub: mes tyre është edhe Stefano Pioli, që jo vetëm është konfirmuar në postin e tij, por tani e tutje do të jetë edhe më shumë në qendër të projektit të “RedBird”.

PIOLI 1

ROLI I RI – Pioli, i cili do të duhet të merret me administratorin Furlani dhe shefin e skautëve Xhefi Monkada, do të jetë në gjendje të ketë një ndikim më të madh në strategjitë e tregut dhe do të përfshihet më drejtpërdrejt në zgjedhjen e blerjeve dhe shitjeve.

Trajneri kuqezi, i cili do të bëhet një lloj trajneri si ata të tipit anglez (edhe nëse në Angli detyrat e trajnerit dhe drejtorit sportiv praktikisht përkojnë, te Milani do të jetë diçka edhe më ndryshe).

Madje hapat e para në këtë sens kanë filluar, me Piolin që dje ka pasur një takim në selinë e klubit me ata që do tani e tutje do të jenë bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

I VLERËSUAR NGA “REDBIRD” – Pavarësisht lamtumirave të Maldinit dhe Masarës, të cilët kanë qenë gjithmonë në krah të tij vitet e fundit, pozicioni i Piolit nuk ka qenë asnjëherë në pikëpyetje, sepse ai vlerësohet shumë nga pronarët amerikanë të Milanit: para së gjithash, sepse ka treguar të jetë shumë i mirë në vlerësimin e të rinjve.

Dhe pastaj Kardinales i pëlqen shumë stili i tij (asnjëherë i tepruar në deklarata dhe pa polemika) dhe fakti që në momente të vështira gjen gjithmonë një zgjidhje në vend që të shtojë probleme të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"