“Më ka zhgënjyer si njeri”, ish-shoku “sulmon” Guardiolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2019 | 12:13

“Më ka zhgënjyer si njeri”, ish-shoku “sulmon” Guardiolën

Pep Guardiola nuk u pëlqen të gjithëve. Ish-shoku i tij te Barcelona, Alfonso Perez Munjoz, i cili ka qenë shok skuadre me trajnerin e Mançester Sitit 20 vite më parë 2000-’01, është zhgënjyer nga sjellja e ish-mesfushorit të katalanasve, i cili mbështet pavarësinë e Katalonjës.

guardiola

“Pep është një prej zhgënjimeve më të mëdha që kam pasur në botën e futbollit. Nuk e diskutoj si njeri apo trajner dhe lojtar, por mënyra e tij e të menduarit të lë të shokuar.

guardiola-alfonso-dentro--644x362

Më ka lënë të shokuar sesi një njeri që ka mbrojtur fanellën e Spanjës, flet në këtë mënyrë jashtë fushe”, tha ish-sulmuesi Munjoz për Guardiolën, i cili e dashuron Katalonjën e tij dhe mbështet pavarësinë e saj nga Spanja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"