Mbape pranë Realit, refuzon të rinovojë kontratën me PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 19:26

Mbape pranë Realit, refuzon të rinovojë kontratën me PSG

 Kilian Mbape është një nga talentet, që premton shumë për të tashmen dhe për të ardhmen.Mbape

Për yllin francez, prej kohësh ka shfaqur interes Real Madridi, të cilët janë duke zhvilluar një merkato shumë të fuqishme. Sipas asaj që shkruan “Marca”, 20-vjeçari ka refuzuar të rinovojë kontratën me kampionët francezë.

Megjithëse ai ka kontratë deri në vitin 2022, drejtuesit parizienë dëshirojnë ta blindojnë xhevairin e tyre.mbape

Por, mesa duket dëshira e lojtarit është të largohet, dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Madridi. Pas largimit të Rabiot, Buffon, dëshirës së Nejmar për tu larguar, tashmë edhe një lojtar tjetër kërkon largimin nga “Parc de Princ”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"