Martini: Në serinë e barazimeve, ky ishte më i merituari. Ja problemet që ka Teuta, me Dinamon dy mungesa me peshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2023 | 16:06

Martini: Në serinë e barazimeve, ky ishte më i merituari. Ja problemet që ka Teuta, me Dinamon dy mungesa me peshë

Trajneri Edi Martini pohoi se në serinë e katër barazimeve radhazi, ky ndaj Erzenit është më i merituari. Trajneri tregoi problemet që po kalon skuadra durrsake sa i përket ngjeshjes së kalendarit, dëmtimeve dhe mungesës së një sulmuesi goli. Në prononcimin e dhënë për “MCN” pas ndeshjes trajneri Martini u shpreh:

bandicam 2023-12-17 15-49-19-847

“Mendoj se në barazimet e fundit ky është më i merituari, të tjerat duhet ti fitonim. Ndeshje me dy tablo, në pjesën e parë ishim më mirë, pastaj patëm probleme në 20 minutat e para të pjesës së dytë, ku Erzeni ishte më mirë. Humbëm një penallti, por barazimi ishte rezultati më i drejtë pasi Erzeni pati rastet e tij për shënim.

Penalltia

Isha i kushtëzuar, edhe ndërrimet po ti shikoni. Po të bënim penalltitë do i mbaja lart se po të ulemi poshtë kemi probleme. I kushtëzuar se lojtarë kanë pasur kalendar të ngjeshur dhe lodhja bëri punën e saj.  Po të shënonim golin do të ishim më të qetë psikologjikisht dhe do të luanim me nervat e kundërshtarit dhe të kontrollonim ndeshjen.

Mbrojtja

Është e disata ndeshje që humbasim raste shënimi, por është ndeshja që i vë më pak faj ekipit.

Karabeci me injeksioni, Daja e Beqja të dëmtuar. Të kushtëzuar dhe duhet të mendojmë për të gjetur një sulmues goli. Goli bën diferencën dhe kjo është ajo që ne po vuajmë.

Fillim i pjesës së dytë, kundërshtari na mori mesfushën dhe shtyu përpara ndaj futa dy lojtarë që të ishim më agresiv në mesfushë. Fillimi ishte i vështirë dhe na vunë në vështirësi. Lojtarë me probleme, Peposhi jo në vendin e tij natyral, Arifi edhe ai me gjilpëra. Futëm Gjinollarin, por edhe ai jo në rolin e tij natyral ndaj vuajtëm në 20 minutat e para të pjesës së dytë.

Me Dinamon luajmë në shtëpi dhe shpresoj të bëjmë sa më mirë dhe ta fitojmë atë ndeshje. Kotobellli dhe Iljazi me probleme kartonësh do të mungojnë dhe do të mundohemi të bëjmë zgjedhjen e duhur dhe të kemi fat dhe ta fitojmë këtë ndeshje.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"