“Marketi Kastrioti”, Kukësi në sulm për 2 titullarët e skuadrës krutane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2019 | 11:37

“Marketi Kastrioti”, Kukësi në sulm për 2 titullarët e skuadrës krutane

Ndonëse i rënë në Kategorinë e Parë, Kastrioti “fërkon duart” pasi në adresë të klubit ka kërkesa pafund për lojtarët e tij. Dy futbollistët më të kërkuar janë Patrik Bardhi dhe Julian Shehu, për të cikët në adresë të klubit kanë mbërritur kërkesa nga shumë klube të Superiores, duke filluar nga Partizani, Kukësi e deri te Laçi dhe Flamurtari.

kastrioti

Së fundmi, për këto dy lojtarë ka interesim edhe nga Liga e Parë turke dhe nga një klub në Zvicër. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtori teknik i krutanëve, Gazmend Vogli, por ende nuk është vendosur.

HUSEIN

Edhe nigeriani Lukman Husein mbetet njëri ndër lojtarët që ka kërkesa të shumta, duke filluar nga Partizani, Kukësi, por edhe nga Skënderbeu. Verilindorët e kërkuan që në merkaton e dimrit mbrojtësin e djathtë, por nuk ranë dakord me drejtuesit për blerjen e tij në janar, ndërsa tani kanë bërë sërish kërkesë në klub për shërbimet e tij.

husein

Edhe Skënderbeu dhe Partizani janë të interesuar për nigerianin, madje korçarët ishin shumë pranë akordit me klubin, por udhëtimi i mbrojtësit për në Nigeri e ka lënë të pambyllur marrëveshjen.

HERALD MARKU

Krahas Huseinit, te Kukësi janë të interesuar edhe për shërbimet e mesfushorit shkodran Herald Marku, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me krutanët. Ndonëse mesfushor, Marku ka arritur të shënojë pesë gola në këtë sezon, shifra stratosferike për një mesfushor dhe kjo ka bërë që lojtari të kërkohet me ngulm nga verilindorët.

Herald Marku

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"