MAQEDONIA E VERIUT/ Ernest Gjoka debuton me fitore dramatike, tani ndan kreun e renditjes me skuadrën e Shpëtim Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 18:56

MAQEDONIA E VERIUT/ Ernest Gjoka debuton me fitore dramatike, tani ndan kreun e renditjes me skuadrën e Shpëtim Duros

Ernest Gjoka ka debutuar sot me fitore në pankinën e skuadrës së Shkupit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë një fitore dramatike 3-2 me gol në shtesë përballë ekipit të Tikves.

439245309_18303562849154491_3529472299770093691_n

Miqtë iu afruan një rezultati të bujshëm teksa panë veten në avantazh me shifrat 2-1 në pjesën ë dytë. Por Gjoka gjeti zëvendësimin e duhur duke aktivizuar Avornio në minutën e 86-të dhe ky i fundit shënoi menjëherë golin e barazimit. Ndërsa më pas, në minutën e 7 shtesë, edhe atë të fitores 3-2.

Ky sukses i mundësoi Shkupit të arrinte në renditje Strugën e Shpëtim Duros, e cila u mund sot në mënyrë të papritur në shtëpi me shifrat 3-2 nga Sileksi, edhe pse po fitonte sfidën me rezultatin 2-0 në pjesën e parë.

REZULTATET

Brera Strumica-Vardar 2-0

Rabotniçki-Makedonija GP 1-1

Shkëndija Tetovë-KF Gostivar 4-1

Shkupi-Tikves 3-2

Struga-Sileks 2-3

sdfdsffsdfsfsdfsdfdsfdsfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"