VIDEO/ Siguroi qëndrimin në Serinë A, Leçe mposhtet nga Udineze e Kanavaros! Dy shqiptarë në fushë, Ramadani më i miri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 22:27

VIDEO/ Siguroi qëndrimin në Serinë A, Leçe mposhtet nga Udineze e Kanavaros! Dy shqiptarë në fushë, Ramadani më i miri…

Leçe e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës, kishte siguruar qëndrimin në Serinë A italiane, teksa mbrëmjen e sotme u mposht nga Udineze e Fabio Kanavaros me rezultatin 0-2, me skuadrën friuliane që është në luftë për mbijetesë.  

kanavaro

Golat e Lukës dhe Samarxhiç, i dhuruan 3 pikë të arta Udinezes në këtë transfertë, ndërkohë që te vendasit e Leçes, pati minuta për dy mesfushorët shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. 

ramadani

Ramadani u aktivizua titullar dhe rezulton lojtari me notën më të lartë te Leçe, sipas “Sofa Score”.

 

Ish-mesfushori i Partizanit u vlerësua me notën 7, ndërkohë që për sa i përket Medon Berishës, kapiteni i Kombëtares Shpresa u fut në lojë në minutën e 56 në vend të Rafias dhe në fund u vlerësua me notën 6.5.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"