Gazetari pranë Çelsit tregon prapaskenat me Brojën: Asnjëherë 50 milionë paund për të, ja sa synonin realisht blutë për shitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 23:08

Gazetari pranë Çelsit tregon prapaskenat me Brojën: Asnjëherë 50 milionë paund për të, ja sa synonin realisht blutë për shitjen

Armando Broja është në treg dhe këtë verë pritet të shitet përfundimisht nga Çelsi, për të përmirësuar situatën financiare të klubit. Por cili është vlerësimi që ka tashmë sulmuesi shqiptar?

broja

Më parë, flitej se klubi londinez kërkonte 50 milionë paund për kartonin e tij. Por gazetari pranë Çelsit, Ben Xhakobs, tregoi për “Givemesport” se situata në fakt ka qenë gjithmonë krejtësisht ndryshe.

“Nuk mendoj se vlerësimi për të ka qenë ndonjëherë 50 milionë paund. Kjo mund të jetë ajo që është spekuluar ndonjëherë në media, por me sa jam i informuar unë, Çelsi ishte mëse e lumtur në atë periudhë kur përmendej kjo shifër, që të merrte oferta rreth 35 milionë paund për të.

Dhe tani që Broja shkoi te Fullhem dhe thuajse nuk luajti ndërsa Muniz nisi të shënonte pak a shumë në të njëjtën periudhë me mbërritjen e tij, gjërat nuk shkuan siç mendohej.

Çelsi duhet të kuptojë se edhe 35 milionë paund mund të jetë një shifër ambicioze për Armando Brojën. Por lajmi i mirë është se për shkak të mënyrës se si u bë huazimi te Fullhem, mungesa e minutave të Brojës do të thotë që do i paguhet shifra maksimale klubit”, shpjegoi gazetari britanik duke kujtuar klauzolën ku nëse Broja nuk luante titullar për një numër të caktuar ndeshjesh, Fullhem u detyrohej bluve 4 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"