I mbaron kontrata me kampionët e Strugës, dy klube shqiptare në pritje të… Besart Ibraimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 22:35

I mbaron kontrata me kampionët e Strugës, dy klube shqiptare në pritje të… Besart Ibraimit

Besart Ibraimi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me kampionët e Struga Trim Lum, teksa ajo aktualja i skadon pas një javësh, respektivisht pas ndeshje së fundit të kampionatit ndaj Shkupit të Ernest Gjokës.  

besart-750x500

Mediat vendase bëjnë me dije së fundmi se dy klube të njohura shqiptare në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut janë duke pritur se si do të rrjedhin bisedimet mes Ibrahimit dhe drejtuesve të Struga Trim Lum, pasi e dëshirojnë 37-vjecarin, i cili vazhdon të shkëlqejë në Ligën e parë. Bëhet fjalë për dy klube elitare si Shkupi dhe Shkëndija, që kërkojnë të “joshin” sulmuesin.  

Në Ligën e Parë maqedonase, Ibraimi ka shënuar 201 gola, kurse vetëm për Struga realizoi 34 gola.  Sulmuesi kërçovar tek ekipi strugan është prej dy vitesh dhe për dy sezone ka arritur t’i sjell klubit dy tituj kampioni në historinë 9-vjeçare të krijimit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"