Maliqi bën “namin”, klub nate si sponsor: Do argetohemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2019 | 22:30

Maliqi bën “namin”, klub nate si sponsor: Do argetohemi…

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një skuadër në futbollin shqiptar të sponzorizohej nga një klub striptizmi, teksa këtë tabu e ka thyer klubi i Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë.

M4

Në fillim të sezonit, skuadra juglindore kishte si sponsor në fanellë një kompani bastesh sportive, teksa për shkak të ligjit të ri, që ndalon reklamimin e këtyre kompanive, është detyruar të ndryshojë sponsor, duke bashkëpunuar më një klub striptizmi në Korçë.

Ditën e djeshme, në sfidën ndaj Përmetit, ekipi i Maliqit ka zbritur në fushën e lojës me fanellat e reja, të cilat duket se i kanë sjellë fat vendasve pasi arritën të triumfonin me rezultatin 4-0.

gfe9fed

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, stript klubi ka bërë publik edhe shpërblimin për çdo fitore të skuadrës maliqare, duke premtuar argëtim falas pas çdo fitoreje. E gjitha kjo në kuadër të shakasë, pasi marrëveshja është arritur vetëm për reklamimin e biznesit përkatës në fanellat e këtij klubi futbolli dhe nuk ka ndonjë pak mes palëve për argëtim falas.

“Platinum promovon jetën e shëndetshme sportive dhe argëtimin. Kënaqësi që KF Maliqi mban logon tonë. Ekipi përfiton argëtim falas pas çdo fitoreje. Suksese Çuna!”, shkruhet në faqen e lokalit të natës.

Platinium

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"