Lum asistesh dhe krizë goli, Leao në version të ri/ 23-vjeçari përballë tabusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 23:38

Lum asistesh dhe krizë goli, Leao në version të ri/ 23-vjeçari përballë tabusë

Gjuetia për golin e humbur vazhdon për Leaon që duket se ka ngecur në atë 23 shtator fatal, ditën e Milan-Verona. Sidoqoftë, është shumë e ndërlikuar, kur flasim për portugezin, të kufizojmë veten në horizontet në të cilat hyn topi, sepse fundja është vendimtar edhe kur nuk shënon.

leao

Jo shumë ditë më parë, biseda për abstinencën e portugezit e kishte zemëruar Piolin në konferencë, megjithatë ato kundër Napolit, për shembull, ishin pikë shumë të rëndësishme, të destinuara për të ndikuar në garën për një kualifikim në Champions. Sigurisht që goli erdhi nga Hernandez, por ishte Leao që e vuri ballë për ballë me Golinin.

PËRSHTATJE – Fakti është se ka gjithmonë dy ose tre Leao brenda të njëjtës ndeshje. Është ai për asistin fitues dhe për atë të gabuar, siç kishte ndodhur disa minuta më herët ndaj Napolit. Një pasim ndoshta edhe më i lehtë, por rezultati ishte një gabim në llogaritje që u shoqëruar nga kontestimet e “San Siro”-s.

Është Leao me gjuajtjen madhështore me këmbën e djathtë që nuk përfundon në portë vetëm sepse Gollni fluturon si Tarzani, dhe është po Leao që lë “njollë” në lojën e tij sepse driblon një mbrojtës dhe më pas çuditërisht godet keq. Me Leaon kështu është, e nuk ka si ta kuptosh ndryshe.

ME BUZËQESHJE – Dhe Milani e kupton atë, sigurisht që e kuptojnë për gjithçka është. Jo më kot është më i paguari në ekip dhe me numrin dhjetë mbi supe. E vërtetë që nuk shënon prej katër muajsh, por po asiston si kurrë më parë. Në këtë kampionat janë shtatë pasimet vendimtare, teksa është vetëm një distancë larg rekordi i dy sezoneve të fundit.

Ja që janë edhe 14 ndeshje për tu luajtur. Pioli shpjegon se Rafa po përshtatet me një lloj futbolli disi më ndryshe nga ai i sezoneve të mëparshme, por në realitet Leao të jep përshtypjen se luan pak a shumë si gjithmonë. Ai driblon, kërkon thellësinë dhe mbi të gjitha di të ngrejë kokën për të parë shokët e skuadrës në pozicion më të mirë. Gjithmonë me një buzëqeshje, sigurisht. “Buzëqeshje”, si libri që sapo ka botuar. Sepse sigurisht që nuk mjaftojnë disa javë pa gola që ta bëjnë të humbasë kënaqësinë e të luajturit futboll.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"