Luftëtari, synohet Tahirllari për sulmin
Drejtuesit e Luftë tarit kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e janarit. Sipas burimeve të brendshme pranë presidencës, mësohet se në janar do të ketë surpriza për afrimin e 2-3 lojtarëve cilësorë. Futbollistët që do të afrohen në merkaton e dimrit mendohet të jenë nga Vlora dhe Tirana. Ndoshta, sulmuesi Florian Braho në fazën e dytë mund të jetë pjesë e skuadrës së Luftëtarit. Është përfolur se ai do t’i bashkohet ekipit të vendlindjes, pasi është kthyer nga Zvicra, ku ka luajtur gjatë pjesës së parë të kampionatit. Gjithashtu, një emër tjetër ka dalë në skenë për t’u afruar në ekip gjatë janarit. Bëhet fjalë për Artnant Tahirllarin.
Sulmuesi 22-vjeçar është nën kontratë me Skënderbeun, por ka qenë i huazuar në këtë pjesë të parë të kampionatit tek Elbasani. Luftëtari ka qenë i interesuar edhe në merkaton e verës për korçarin, por Skënderbeu e huazoi te Elbasani. Tashmë ai mund t’i bashkohet skuadrës gjirokastrite. Shane Në lidhje me përgatitjet dhe merkaton, zv/trajneri i Luftë- tarit, Ledion Shane, u shpreh: “Për hir të së vërtetës, fillimi i kampionatit ishte i dështuar për skuadrën tonë. Ky dështim erdhi si pasojë që ekipi kaloi në eufori gjatë fazës përgatitore. Garën e filluam edhe me mungesa titullarësh si mbrojtësi Sinani, i cili gjatë fazës përgatitore pësoi një dëmtim, Norës për arsye personale apo edhe për shkak të mungesës së kapitenit Fejzo Shenaj. Vendi që mbajmë në klasifikim nuk është komod, sepse meritojmë edhe për më shumë kampionati”.













