Luftëtari në kaos, një tjetër lojtar largohet nga gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2019 | 10:07

Luftëtari në kaos, një tjetër lojtar largohet nga gjirokastritët

Elian Çelaj është largimi i radhës nga Luftëtari. Mesfushori i talentuar, i cili debutoi në Superiore me gjirokastritët sezonin e fundit, ka prishur marrëveshjen me mirëkuptim me klubin.

luftetari-skenderbe2

Lajmin e konfirmon për gazetën vetë mesfushori 20-vjeçar, i cili sqaron se ka bërë një ndarje me konsensus me Luftëtarin. Çelaj është prodhim i akademisë së Partizanit dhe sezonin e fundit u bë pjesë e gjirokastritëve me synimin për t’u afirmuar në Superiore. Ai luajti 9 ndeshje, duke shfaqur cilësi të mira teknike. Trajneri Julian Ahmataj e aktivizoi më shpesh në javët e fundit të kampionatit, kryesisht si zëvendësues.

Luftëtari po humbet kështu edhe të rinjtë, çka tregon gjendjen tejet kaotike ku është futur klubi gjirokastrit në këtë periudhë. Gjatë periudhës pas përfundimit të kampionatit që shkoi, nga gjirokastritët ka pasur vetëm rrjedhje. Të gjithë po e braktisin Luftëtarin, që për më tepër ka edhe ultimatumin e FSHF-së në lidhje me licencimin për sezonin e ri.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"