Lojtari kroat humb dy dhëmbë gjatë një dyluftimi, ish-trajneri i Partizanit hyn me vrap në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 21:24

Lojtari kroat humb dy dhëmbë gjatë një dyluftimi, ish-trajneri i Partizanit hyn me vrap në fushë

Me rikthimin e ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç, skuadra kroate e Osijekut ka ndryshuar trajektore sa i përket paraqitjes në fushën e lojës. Në ndeshjen e fundit të fazës përgatitore dimërore, Osijeku ka mundur Fehervarin me rezultat 2:0 me golat e Nail Omeroviç në minutën e 69-të dhe Ramon Mierez në minutën e 79-të.

fa96c5d7-b2b3-4a1d-9bbe-df1c20b9c31c

Skuadra e Zoran Zekiçit zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe dominoi ndaj skuadrës së tretë të kampionatit hungarez dhe fitorja mund të ishte shumë më bindëse. Osijeku humbi një sërë rastesh, ndërsa ndeshja do të mbahet mend nga Omeroviç, i cili humbi dy dhëmbë në një duel në minutën e 13-të të pjesës së parë. Ish-trajneri i Partizanit, Zekiç, i frikësuar nga dëmtimi i lojtarit të tij me vrap ka hyrë në fushë për të parë gjendjen e Omeroviçit, i cili veç humbjes së dy dhëmbëve nuk kishte asnjë problem tjetër.

zekic

“Shpresoj që gjithçka të jetë mirë me të. Jemi të lumtur që askush tjetër nuk u lëndua dhe përveç Fuçkos, të gjithë janë gati për të vazhduar kampionatin. Jam i gëzuar për fitoren në fund të përgatitjeve, si dhe jam i kënaqur me mënyrën se si ne luajtëm”, tha Zoran Zekiç pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"