LOJËRAT OLIMPIKE/ Përfaqësuesja e SHBA për Paris 2024 është e frikshme! Xhejms dhe Durant në krye të 12-shes që do të artën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 18:51

LOJËRAT OLIMPIKE/ Përfaqësuesja e SHBA për Paris 2024 është e frikshme! Xhejms dhe Durant në krye të 12-shes që do të artën

Turpërimi në Botërorin e basketbollit i përfaqësueses së SHBA një vit më parë, ka bërë që të zgjohen yjet e NBA, të cilët i janë përgjigjur të gatshëm trajnerit të përfaqësueses, Stiv Kerr, për të marrë pjesë në Paris 2024 ku do të kthejnë dinjitetin në vend me medaljen e artë të radhës.

sdffdsfsdfdsfdsdsfsfd

Dhe bëhet fjalë për një ekip që shumëkush e cilëson si një “Dream Team” që mund të krahasohet me atë të vitit 1992 të epokës Xhordan-Xhonson-Bërd. Që nga korriku, në Las Vegas do të mblidhet për stërvitje një ekip me 12 emra të cilët padyshim shkojnë me petkun e favoritit dominues në atë aktivitet.

Entoni Devis (LA Lakers), Devin Buker (Feniks), Entoni Eduards (Minesota), Xhejson Tatum (Boston), Xhru Holidej (Boston), Bam Adebajo (Majemi), Tajris Halibërton (Indiana), LeBron Xhejms (LA Lakers), Stefen Këri (Golden Stejt), Kevin Durant (Feniks), Xhoel Embid (Filadelfia) dhe Kauhi Leonard (LA Clippers) janë emrat e përzgjedhur nga Stiv Kerr.

Sigurisht, të gjithë sytë janë nga LeBron Xhejms, për të cilin kjo do të jetë Olimpiada e fundit, teksa ka fituar më parë në medalje bronzi në vitin 2004 dhe dy të arta në vitet 2008 dhe 2012. Pas 12 vitesh ai kthehet përsëri në Lojërat Olimpike, për të synuar të tretën e për të mbyllur kështu me një sukses ciklin e tij me përfaqësuesen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"