Liverpul-Fulhem 4-3, Klop: E nisëm në mënyrën më të mirë dhjetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 20:41

Liverpul-Fulhem 4-3, Klop: E nisëm në mënyrën më të mirë dhjetorin

Jyrgen Klop i ka quajtur katër gola të klasit botëror ato të shënuar nga skuadra e tij në përmbysjen e çmendur ndaj Fulhamit. “Çfarë mund të them?! Ne luajtëm një ndeshje të pabesueshme derisa nuk e bëmë më, edhe falë meritës së Fulhamit që luajti shumë mirë.

KLOP

Ne shënuam katër gola të nivelit botëror dhe ishim me fat që në fund e fituam ndeshjen. Kjo tregon gjithçka. Vazhduam të besojmë edhe pas golit të 3-3. Ne donim të fitonim ndeshjen dhe kjo më pëlqeu. Për të qenë i sinqertë, katër gola nuk i kam parë kurrë më parë në një ndeshje si kjo.

Premier Liga është shumë e vështirë për t’u fituar në një mënyrë bindëse. Goli i dytë për Trent ishte shumë i veçantë. Ky është ‘Anfield Road’ dhe ne e nisëm në mënyrën më të mirë kalendarin e ngjeshur që na pret këtë muaj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"