Liga e Europës/ Krasnodari “poker” Partizanit në Rusi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 20:20

Liga e Europës/ Krasnodari “poker” Partizanit në Rusi (VIDEO)

Partizani është mundur nga Krasnodari. Ndeshja e vlefshme për takimin e parë të “play-off”-it përfundoi me rezultatin 4-0 në Rusi.

Untitled-5

Tri golat e shënuar në pjesën e parë nga vendasit përcaktuan edhe fatin e këtij takimi. Ndërsa një autogol i Krasniqit në pjesën e dytë caktoi rezultatin final.

Por paçka humbjes me rezultat të thellë, Partizani ka edhe një mundësi tjetër në ndeshjen e kthimit që do të luhet të enjten në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë

Pjesa e parë u dominua nga rusët që shënuan tri herë në portën e Alban Hoxhës. Të kuqtë luajtën disi të tërhequr duke shfrytëzuar kundërsulmet, por 45′ e para nuk folën në favor të tyre pasi gjuajtja e parë drejt portës kundërshtare erdhi në minutën e 43′ të lojës me anë të Vilës.

Fillimisht, Kransodari kaloi në avantazh në minutën e 18′ me një 11-metërshi nga Zhoazinjo. Arbitri lituanez nuk pati dyshime pas një kontakti në zonë mes Ibrahimit dhe Zhoazinjos, duke dhënë një penallti që më pas u shndërrua në gol nga braziliani.

Por vendasit nuk e lanë me kaq dhe rritën presionin e lojës në kërkim të golit të dytë. Slomov shënoi pas një aksioni në qendër duke mposhtur Hoxhën me të majtën e tij në minutën e 27′, ndërsa Jedrzejçzik trefishoi shifrat pas një gjuajtje me kokë në fundin e pjesës së parë.

Untitled-9

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, ish-trajneri i Partizanit Sulejman Starova foli nga fusha e blertë duke thënë se ekipi shqiptar duhet të mos krijojë shumë hapësira dhe lojtarët kundërshtarë të jenë të dubluar. “Nëpërmjet shpirtit të garës shpresoj që lojtarët tanë të bëjnë diferencën”,-tha ai në një prononcim për “Tvsh”.

Takimi mes Krasnodarit dhe Partizanit u gjykua nga një katërshe nga Lituania me kryesor Gediminas Mazheikan.

Rezultati final:
Krasnodar – Partizani 4 – 0
Gol: Joaozinho 18′ (penallti)/ Smolov 27′, Jedrzejczyk 45′, Ari 73′ (Krasniqi autogol)

MINUTAT LIVE’:

90′ Tjetër rast i rrezikshëm për vendasit. Ebue del i vetëm para Hoxhës dhe godet me të djathtën, por topi devijohet në shtyllë.

89′ Tjetër rast për Krasnodarin. Polaku Jedrzejczyk provon një goditje të fortë me të djathtën, por jashtë kuadradit.

84′ Partizani luan në gjysmëfushën e Krasnodarit. Fili nis një top për Torasën, por ndërhyjnë mbrojtësit vendas.

73′ Krasnodari shënon golin e katërtl! Ari del i vetëm para Alban Hoxhës duke ia harkuar topin që më pas prek shtyllën, por Krasniqi e devijon në rrjetë.

69′ Partizani luan në gjysmëfushën e rusëve. Ekuban pason për Filin që tenton nga jashtë zonës me të djathtën, por pret portieri vendas.

63′ Sormani kryen dy zëvendësime te Partizani: Fili zë vendin e Bardhit, ndërsa Ibrahimi del për Fejzullahun.

61′ Zëvendësim te Krasnodari. Gazinski futet në vend të Pereiras.

60′ Karton i verdhë për Trashin, faull në mesfushë.

59′ Tjetër kundërsulm për Partizanin. Torasa niset në kundërsulm, por bllokohet nga Perera.

55′ Lojtarët e Partizanit nisen në një kundërsulm të shpejtë, Torasa pason për Ekuban, por ndërhyjnë mbrojtësit vendas që largojnë rrezikun.

50′ Trashi fiton një goditje dënimi në gjysmëfushën e Krasnodarit.  Top i lartë në zonë, ndërhyjnë mbrojtësit vendas – goditjë këndi për Partizanin.

46′ Topin e parë e luajnë vendasit.

Mbyllet pjesa e parë

45′ Gol! Një pasim i shkurtër pranë goditjes së këndit, Zhoazinjo kroson në zonë dhe Jedrzejçzik trefishon rezultatin.

43′ Partizani kryen goditjen e parë drejt portës. Vila provon një goditje të fortë nga jashtë zonës së rreptësisë, por topi përfundon fare pranë shtyllës së majtë të portierit Kritsyuk.

41’Rusët rrisin presionin e lojës edhe pas shënimit të golit të dytë. Arapi shkakton një goditje dënimi në gjysmëfushën e të kuqve. Godet braziliani Zhoazinjo, por jashtë kuadradit.

35′ Ibrahimi nis një aksion të shpejtë nga e djathta, kroson për Ekuban, por del portieri i Krasnodarit.

27′ Goli i dytë për Krasnodarin! Pas një topi që mori në qendër të zonës Smolov gjuajti me të majtën duke e dërguar topin në rrjetë.

23′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

18′ Gol! Shënon Zhoazinjo.

17′ 11-metërsh për rusët. Arbitri kryesor akordon një penallti pas një kontakti në zonë mes Zhozinjos dhe Ibrahimit.

15′ Alban Hoxha shmang golin e disavantazhit. Smolov driblon në zonë dhe gjuan me të djathtën, por ndërhyn Hoxha që e devijon topin në goditje nga këndi.

11′ Batha ekzekuton një goditje dënimi, pason për Trashin që humbet topin. Rusët nisen në kundësulm të shpejtë dhe janë në epërsi numerike, por bllokon gjithçka Arapi.

08′ Rast i rrezikshëm për vendasit, një harkim i topit në shtyllën e majt të Hoxhës shfaq zbuluar Akhmedov që godet me kokë, por largojnë të kuqtë.

07′ Bardhi nis një aksion në krahun e djathtë, kroson për Trashin, por nuk mundet ta kontrollojë topin në zonë.

05′ Rrezikojnë rusët, Ari kroson në krahun e djathtë, rusët fitojnë një rivënie anësore.

03′ Ndërpritet loja – faull nga Bardhi në gjysmëfushën e rusëve.

01′ Topin e parë e luajnë lojtarët e Partizanit.

Formacionet zyrtare:

Krasnodar (4-5-1): Kritsyuk, Jedrzejczyk, Granqvist, Martynovich, Kaleshin, Joaozinho, Pereyra, Kabore, Akhmedov, Ari, Smolov.
Trajner: Kononov

Partizani (4-4-2): Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Arapi, Vila, Trashi, Ramadani, Batha, Torasa, Bardhi, Ekuban.
Traner: Sormani

Untitled-3

Goli i dyte – shenon Smolov:

Goli i trete i Krasnodarit


Ari shenon golin e 4

Vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"