Liridon Latifi shkon në Maqedoni për riaftësim, sulmuesi i Tiranës kërkon Kupën dhe derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 9:35

Liridon Latifi shkon në Maqedoni për riaftësim, sulmuesi i Tiranës kërkon Kupën dhe derbin

Tirana ka vetëm një shqetësim. Liridon Latifin. Lojtari mungoi në sfidën me Kukësin, pasi ishte i dëmtuar. Sipas stafit mjekësor të Tiranës, lojtari është në Maqedoninë e Veriut për t’u riaftësuar.latifi

Ai kërkon të jetë gati për sfidën me Kukësin në Kupë si dhe në derbin me Partizanin. Futbollisti po bën të pamundurën për të qenë në fushën e lojës, duke marrë edhe kura speciale jashtë Shqipërisë. Futbollisti është dëmtuar në Korçë dhe nuk do të jetë edhe në këtë takim me Erzenin. Lojtarit i është ënjtur këmba dhe do të qëndrojë dhjetë ditë pushim. Liridon Latifi u largua në minutat e para të ndeshjes ndaj Skënderbeut.

Sulmuesi i Tiranës pësoi një goditje të fortë në këmbë nga mesfushori kundërshtar Rabiu, i cili u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Latifi u largua nga loja disa minuta më vonë. Lojtari këtë sezon ka shënuar 7 gola në kampionat, ndërsa humbet edhe sfidën me Erzenin dhe rrezikon atë në Kupë, po me verilindorët, për të mos folur për derbin me Partizanin. Të shohim nëse Latifi do t’ia dalë të jetë titullar në fushë.

Në mungesë të tij, me shumë mundësi nga minuta e parë do të jetë Patrik. Për sa i përket mesfushës do të kthehet titullar Lushkja që luajti shumë mirë sa hyri në fushën e lojës. Mund të ketë në ndryshim me Nikqin, Haxhiun e Patrikun nga minuta e parë. Mesfusha me tre JonuziDeliu dhe Lushkja, si dhe kthehet mbrojtja me katër, Haxhiu, Lulaj ose Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Edhe në portë, kthehet i pezulluari Leon Kozi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"