Liga e Europës, udhëtim në Rusi për ekipin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2016 | 13:33

Liga e Europës, udhëtim në Rusi për ekipin e Partizanit

Kualifikimi i Partizanit për në fazën në grupe të Ligës së Europës do të kalojë nga Rusia. Shorti i Ligës së Europës ka vënë të kuqtë përballë klubit të FC Krasnodar, një skuadër pa shumë histori, por që ka arritur të bëjë hapa gjigand në Europë brenda pak vitesh.

2283916_w2

FC Krasnodar është themeluar në vitin 2008 dhe brenda dy vitesh u ngjit në elitën e futbollit rus, duke marrë pjesë që nga sezoni 2014-2015 në Europa League. Në të dy edicionet e mëparshme ka luajtur në fazën në grupe të aktivitetit, ndërsa vitin e kaluar arriti mes 32 ekipeve më të mira ku u eliminua nga Sparta e Pragës.

456529538

Ekipi i drejtuar nga Oleg Kononov mbylli sezonin 2015-2016 në vendin e katërt në kampionatin rus, si dhe arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Rusisë. Në radhët e skuadrës ka emra të njohur si Ismailov, Grankvist, Sigurdson apo Pereira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"