LIGA E EUROPËS/ Milani në çerekfinale pa shumë telashe, anglezët kalojnë me goleadë përballë gjermanëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 23:55

LIGA E EUROPËS/ Milani në çerekfinale pa shumë telashe, anglezët kalojnë me goleadë përballë gjermanëve (VIDEO)

Milani ka siguruar një biletë në çerekfinalet e Ligës së Europës, teksa ka mundur edhe në transfertë Slavian e Pragës për të arritur objektivin në arenën ndërkombëtare.

europa league

Kuqezinjtë italianë dominuan duelin dhe ia dolën që të gjenin rrjetën të ndihmuar edhe nga inferioriteti numerik i vendasve pasi Holes la ekipin me 10 lojtarë që në minutën e 20-të. Pulishiç dhe Loftus-Çik shënuan dy gola brenda tre minutave, ndërsa në fund të fraksionit të parë edhe Rafael Leao tundi rrjetën. Goli i pjesës së dytë për vendasit shërbeu vetëm për statistikë.

Në turin tjetër kaloi falë golit të Rafa Silva edhe Benfika, që fitoi në transfertë përballë Rejnxhërs. Ndërkohë, Olimpik Marseja u kualifikua me drithërima pasi në një moment Vijareali u duk se mund të kthente humbjen 4-0 të ndeshjes së parë.

Ndërkaq, Uest Hem ka kaluar në çerekfinale me një fitore të thellë ndaj Fraiburg, duke shënuar 5 gola në portën e gjermanëve.

REZULTATET:

SLAVIA PRAGË 1–3 MILAN (2-4)

Jurashek 84′ / Pulisiç 34′, Loftus-Çik 36′, Leao 45’+5′ 

Goli i Jurashek (VIDEO)

Goli i Rafael Leao (VIDEO)

Goli i Loftus-Çik (VIDEO)

Goli i Pulisiç (VIDEO)

Rasti i Leaos (VIDEO)

Kartoni i kuq për Holes (VIDEO)

UEST HEM 5–0 FRAIBURG (0-1)

Paketa 9′, Bouen 33′, Kresuell 52′, Kudus 77′, 64′

Goli i dytë i Kudus (VIDEO)

Goli i Kudus (VIDEO)

Goli i Kresuell (VIDEO)

Goli i Bouen (VIDEO)

Goli i Paketas (VIDEO)

REJNXHËRS 0–1 BENFIKA (2-2)
Rafa Silva 67′

Goli i Rafa Silva (VIDEO)

VIJAREAL 3–1 MARSEJË (0-4)

Kapue 32′, Sorloth 58′, Moskuera 88′ / 90’+4′ Klaus

Goli i Klaus (VIDEO)

Goli i Moskuera (VIDEO)

Goli i Sorloth (VIDEO)

Goli i Kapue (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

SLAVIA PRAGË – MILAN

011

UEST HEM – FRAIBURG

022

REJNXHËRS – BENFIKA

033

VIJAREAL – MARSEJË

044

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"