LIGA E EUROPËS/ 21 gola në 12 ndeshje, Hysaj buzëqesh. Kumbulla del “thatë”, Olainka bën heroin. Ja rezultatet e ndeshjeve të fundit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 22:10

LIGA E EUROPËS/ 21 gola në 12 ndeshje, Hysaj buzëqesh. Kumbulla del “thatë”, Olainka bën heroin. Ja rezultatet e ndeshjeve të fundit (VIDEO)

Përfunduan sot të gjitha ndeshjet e ndalesës së dytë të Ligës së Europës. Arsenali fitoi lehtësisht ndaj irlandezëve të Dundalkut me rezultatin 3-0 duke treguar se mbetet një pretendent për të fituar Ligën e Europës këtë edicion. Napoli i Elseid Hysajt mori një fitore të vuajtur, por me rëndësi ndaj Real Sociedadit në Spanjë 0-1. 

Liga e Europes

Roma e Marash Kumbullës u frenua në shtëpi 0-0 nga bullgarët e CSKA Sofias. Verdhekuqtë nuk ia dolën të merrnin fitoren e dytë në grupet e Ligës së Europës. Protagonist në këtë mbrëmje u bë dhe ish-futbollisti i Skënderbeut Piter Olainka. Nigeriani i dha fitoren Slavia Pragës ndaj Bajer Leverkusenit duke ardhur nga stoli.

Rivali tjetër i Napolit, AZ Alkmar fitoi bindshëm 4-1 ndaj kroatëve të Rijekas. Edhe Benfika mori një fitore me peshë duke mposhtur 3-0 Standart Liezhin.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
FT| ROMA-CSKA SOFIA 0-0
roma

FT| REAL SOCIEDAD-NAPOLI 0-1
Politano 56′ 

napoli
FT| GRANADA-PAOK 0-0
paok

FT| ARSENAL-DUNDALK 3-0
Nketiah 42′, Uillok 44′, Pepe 46′

arsenal

FT| OMONIA-PSV 1-2
Gomez 29’/ Malen 40′, 90′

 

FT| CFR KLUZH-JANG BOIS 1-1
Rondon 62′/ Fasnhasht 69′


FT| AZ ALKMAR-RIJEKA 4-1
Kupmeiners 7′ (p). Gudmundson 20′ 60′, Karlson 51’/ Kulenovic 76′

FT| SLAVIA PRAGA-BAJER LEVERKUSEN 1-0
Olainka 80′ 

FT| NIS-HAPOEL BER SHEVA 1-0
Gurier 23′

FT| MOLDE-RAPID VJENA 1-0
Omohuanfo  66′

FT| BENFIKA-STANDART LIEZH 3-0
Pici 49′ (p), 76′, Valshmid 65′ (p)

 

FT| REJNXHËRS- LEH POZNAN 1-0
68′ Morelos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"