Lenjani në historinë e futbollit zvicerian, zbuloni rekodin që vendos shqiptari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2019 | 21:58

Lenjani në historinë e futbollit zvicerian, zbuloni rekodin që vendos shqiptari

Ermir Lenjani po kalon një formë të jashtëzakonshme me Sionin. Ditën e sotme, ai shënoi përsëri, por edhe dhuroi një asist. Deri këtu është çdo gjë normale, duke konfirmuar ecurinë e mirë të anësorit. Lenjani shënoi pas vetëm 10 sekondave lojë, duke shkruar emrin e tij në historinë e futbollit zvicerian.  

56505423_2593583347337183_7565205410068561920_n

Ai barazoi rekordin e golit më të shpejtë të historisë së Superligës në Zvicër. Një tjetër fakt interesant është se rekordin e mbante një ish-futbollist i Sionit, Musa Konate, i cili e kishte vendosur në vitin 2015-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"