Ledio Beqja: Tirana erdhi për barazim, nëse i kalojmë kemi shumë shanse për Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 20:21

Ledio Beqja: Tirana erdhi për barazim, nëse i kalojmë kemi shumë shanse për Kupën

Ledio Beqja mendon se Teuta ka shanse të mira për të ecur në Kupë, nëse arrin të kalojë Tiranën. Mesfushori ka shpjeguar se ekipi po merr ndeshjet me radhë në këto momente, por ka besim të plotë se mund të eliminojë bardheblutë.

bandicam 2024-02-20 19-29-13-572

“Jam shumë i lumtur për rikthimin se më ka munguar shumë fusha. Besoj se sot mund të kishim dalë me një gol, por Tirana u mbrojt mirë se barazim besoj se donte sot, ndërsa ne fitoren. Me pak fat mund të bënim një gol dhe të shkonim në Tiranë shumë më mirë. Por përsëri, kemi shpresë që mund të fitojmë në Tiranë dhe besoj te ky ekip që mund t’ia dalë.

Kampionati? Të shohim vetëm ndeshjen e radhës, ndërsa për Kupën kemi shumë shpresa që mund të shkojmë larg dhe nuk i dihet asnjëherë. Nëse kalojmë Tiranën kemi shumë mundësi për Kupën. Ndërsa në kampionat mendojmë vetëm ndeshjen e radhës.

Me ndeshje të mira në kampionat shkojmë në Kupë me motivim tjetër. Tani iku ndeshja e Kupës, të shohim ndeshjen në Rrogozhinë dhe pastaj kur të vijë e Kupës, të shohim ndeshjen e Kupës”, tha Beqja për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"