Lautaro favorit ndaj Ikardit, Hysaj nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme në Napoli-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 15:27

Lautaro favorit ndaj Ikardit, Hysaj nga minuta e parë. Ja formacionet e mundshme në Napoli-Inter

Koha e planeve po skadon, por Luçiano Spaleti megjithatë ka ende tri dyshime për të shuar në prag të supersfidës së sotme kundër Napolit, e programuar në orën 20:30. Njëri balotazh i përket Vesinos dhe Galjardinit: njëri prej tyre do përkrahë Brozoviçin.

Capture1

Të tjerët janë në sulm: Kandreva-Keita dhe Ikardi-Lautaro Martinez, me dy të parët favoritë. Lajmi pozitiv i ditës për trajnerin zikaltër ishte rikthimi në grup i Mateo Politanos, i grumbulluar për transfertën.

Do qëndrojë në shtëpi Stefan de Vraj, vendin e të cilit do ta marrë Zhoao Miranda. Ndërsa Karlo Ançeloti do ketë në gatishmëri Lorenco Insinjen, i riaftësuar në kohë rekord dhe prezent në listën e 20-shes. Pas testeve të fundit mjekësore, nuk ia kanë dalë mesfushori Diavara dhe fantazisti Ouna. Në fushë nga minuta e parë, Hysaj.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"