Largohen nigerianët, nuk kaluan provën nën trajnerin Troisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2016 | 9:55

Largohen nigerianët, nuk kaluan provën nën trajnerin Troisi

Ndërtimi i Laçit ka nisur me ritëm të shpejtë. Vala e largimeve u harrua tashmë, pasi drejtuesit brenda pak ditësh afruan emra si Alban Rexhepi, Maikon Eskuerda, Robert Ribeiro, Rafael Medeiros, Rikardo Silva, Denis Biba, Alket Çelhaka, Darling Bajaziti, Kris Hyseni, Bruno Lipi, Harallamb Qaqi dhe Ilir Kastrati.

laci

Pas disa ditësh në fushë, nën vëzhgimin e stafit teknik, ata kanë marrë OK-in dhe menjëherë klubi ka përpiluar kontrata për ta. Gjatë mbrëmjes së djeshme, tre lojtarët që janë formuar në Greqi, Lipi, Qaqi e Kastrati, si dhe Hyseni, produkt i Olimpikut të Lionit, kanë firmosur duke u zyrtarizuar kështu si lojtarët më të rinj të kurbinasve.

Sakaq, ekipi dje pasdite ka vijuar përgatitjet në Kamzë, ku ka bërë edhe “skarcimet” e atyre që ishin në provë. Nga 33 që ishin në ditën e parë në fushë, dje kanë mbetur 27, pasi janë larguar 4 nigerianë që nuk kanë bindur. Seanca e djeshme u vëzhgua nga disa tifozë dhe i gjithë stafi drejtues, duke filluar presidenti Laskaj, për të kaluar te drejtori sportiv Ndreu. Ende nuk ka ndonjë njoftim se kur do të fillojë grumbullimi i ekipit 10-ditor, por bëhet me dije se janë duke diskutuar dy-tre vende.

Megjithatë, axhenda zyrtare do të përcaktohet fill pasi të përfundojë seleksionimi që po kryhet për kompletimin e organikës për sezonin 2015- 2016. Duke qenë se përgatitjet kanë nisur me vonesë te Laçi, trajneri brazilian Marselo Troisi ka vendosur që të mos i lërë asnjë ditë pushim të tijtë. Kjo është forma e vetme për të fituar kohë, ndaj puna do të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"