Laporta: Nuk ndërroj asnjë lojtar të Barçës me të PSG-së!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 13:16

Laporta: Nuk ndërroj asnjë lojtar të Barçës me të PSG-së!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij luajti kundër PSG-së në “Parc des Princes”, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Kreu i klubit blaugrana foli për mediat zyrtare të klubit, duke u shprehur i bindur për shanset e Barçës për të eliminuar skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike.

laporta

“Kemi shumë vite që mungojmë në çerekfinale. Ne besojmë në mundësitë tona”, tha Laporta shumë pozitiv kur foli për këtë duel kundër parizienëve. Ëmbëlsirën Laporta e ka lënë për më tej. Edhe pse PSG-ja ka një skuadër plot me lojtarë të mëdhenj, me Mbapenë, një nga futbollistët më të mirë në botë, ama Laporta nuk do të ndryshonte asgjë në skuadrën e tij. “Nuk do të ndërroja asnjë lojtar të Barcelonës me ata të PSG-së. Ne kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh. Këtë e pamë dhe në ndeshjen e parë në Paris. Jam i lumtur me rezultatin”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"