Policia nuk e merr përsipër, shtyhet derbi i juglindjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2019 | 15:39

Policia nuk e merr përsipër, shtyhet derbi i juglindjes…

Derbi i i Kategorisë së Dytë, mes Maliqit dhe Devollit, nuk do të luhet të dielën në orën 15:00, siç ishte programuar. Kjo sfidë është shtyrë për të hënë po në të njëjtën orë.

Policia-ne-Elbasan-Arena-470x353

Shkaku i kësaj shtyreje është fakti se policia, nuk e merr përsipër ndeshjen, pasi do të ketë një protestë nga ana e opozitës, në qytetin e Maliqit.

Kjo përballje është vendimtare për objektivat e skuadrave dhe për shkak të interesit të lartë dhe protestës që do të zhvillohet, policia ka refuzuar ta marrë përsipër mbarvajtjen jashtë stadiumit. Flitet së për këtë derbi mund të jenë të pranishëm në stadium rreth 2 mijë tifozë, shifër e lartë për Kategorinë e Dytë.

Maliqi-Devolli (1)

Devolli ndodhet në vendin e dytë të Grupit B me 37 pikë, ndërsa Maliqi ndodhet në vendin e tretë me 34 pikë. Pra dhe renditja e tregon rëndësinë e kësaj ndeshje për të dyja skuadrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"