Mbledhje urgjente te Flamurtari, zbardhet vendimi i administratorit Idrizi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 23:07

Mbledhje urgjente te Flamurtari, zbardhet vendimi i administratorit Idrizi

Pas një mbledhje urgjente mes administratorit Sinan Idrizi dhe trajnerit Shpëtim Duro, pak minuta më parë është vendosur që kreu i pankinës të rikonfirmon pas humbjes së fundit. Lajmin e zyrtarizon për “Panorama Sport” vetë Idrizi.

Idrizi dhe Duro

“Diskutuam për rezultatet e dobëta dhe vendosëm që trajneri të vazhdojë i qetë punën. Kemi projekt afatgjatë me Duron”, deklaroi administratori i Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"