Lajm i keq për Silvinjon në prag të sfidës me Çekinë, Gjimshiti lë fushën e lojës i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 21:42

Lajm i keq për Silvinjon në prag të sfidës me Çekinë, Gjimshiti lë fushën e lojës i dëmtuar

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka lënë fushën e lojës i dëmtuar.

GFHHG

Ai luajti për 54 minuta në ndeshjen e sotme kundër Sportingut të Lisbonës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Gjimshiti ka ndjerë një tërheqje muskulare në kofshën e tij të djathtë duke detyruar trajnerin e tij që ta zëvendësojë.

Një lajm i keq për Shqipërinë dhe Silvinjon, duke ditur se sfida vendimtare me Republikën Çeke është vetëm një javë larg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"