Teuta njofton tërheqjen e Arapit: Kjo është një mirupafshim, ka një derë të hapur për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 12:07

Teuta njofton tërheqjen e Arapit: Kjo është një mirupafshim, ka një derë të hapur për…

Pas lajmit ekskluziv të “Panorama Sport” se Renato Arapi i thotë “Stop” futbollit të luajtur, tani vjen konfirmimi edhe nga klubi i Teutës. Klubi durrsak e ka zyrtarizuar këtë lajm me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social në “Facebook” duke deklaruar se kapiteni Arapi ka “varur këpucët në gozhdë” duke i uruar gjithë të mirat liderit të tyre.

RENATO ARAPI

NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

“Renato Arapi i thotë “mjaft” futbollit të luajtur. kapiteni i Teutës ,zyrtarisht “var këpucët në gozhdë” pas tre sezonesh të sukseshme në klubin e Teutës.

Faleminderit përzemërsisht Kapiten ??

3️⃣-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 3️⃣ vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i kan thën mirupafshim njëri-tjetrit duke i lën një dere të hapur për të ardhmen. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit , Kupës së Shqipëris, dhe Superkupes, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Teuta pa i sjellur trofe. Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngrinte trofeun historik të Kampionatit të fituar më 26 maj. Kontributi i madh i Renatos për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do kujtohet përgjimthon. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!?”


PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Teuta pa kapiten, Arapi: Pse e lashë futbollin

EKSKLUZIVE / E papritur te Teuta! Kapiteni Arapi largohet si kampion nga futbolli i luajtur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"