Laçi kërkon “melhemin”, Josa nuk bën ndryshime për duelin me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 10:30

Laçi kërkon “melhemin”, Josa nuk bën ndryshime për duelin me Teutën

Laçi vjen pas tri ndeshjesh pa fitore, me vetëm 1 pikë të koleksionuar, çka e bën situatën mjaft të vështirë dhe ndaj Teutës kërkohet me patjetër fitorja për të kthyer qetësinë para “derbit” me Vllazninë.

laci

Kjo ishte ndeshja e pestë që trajneri Mirel Josa drejton kurbinasit këtë sezon, teksa e nisi me dy fitore radhazi kundër Tiranës dhe Skënderbeut, por më pas erdhi humbja në Kukës dhe barazimi ndaj Erzenit dhe së fundmi disfata me Partizanin.

Aktualisht kurbinasit pozicionohen në vendin e katërt me 14 pikë, brenda objektivave. Prej një viti e gjysmë Teuta ka rezultuar të jetë si një melhem për kurbinasit, pasi numërojnë plot 5 fitore radhazi në ndeshjet e fundit përballë bluve.

Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë, pasi mungesa e vetme është mesfushori i talentuar Ledjo Tresa, i dëmtuar prej dy javësh. Sa i përket formacionit të transfertës së nesërme në orën 17:00, Josa nuk pritet të bëjë ndryshime krahasuar me sfidën ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"