KUPA U-19/ Penallti dhe tension në fushë, Internacionali thyen Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2022 | 20:15

KUPA U-19/ Penallti dhe tension në fushë, Internacionali thyen Partizanin

Internacionali ka fituar Kupën e Shqipërisë për U-19 në finalen e zhvilluar sot në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

sdfsdfsdf

90 minutat nuk prodhuan fitues, pasi ndeshja përfundoi me shifrat 1-1. Fillimisht pas një rrëmuje në zonën e Partizanit dhe mosmarrëveshjes së portierit me mbrojtësin, realizoi Arapi për Internacionalin. Në pjesën e dytë të kuqtë dominuan dhe barazuan në minutën e 76-të me Vahab.

Ndeshja shkoi direkt me penallti dhe nga pika e bardhë u treguan më të saktë lojtarët e Internacionalit. Megjithatë, një prej 11-metërshave të humbur nga Internacionali u përsërit nga arbitrat me arsyen se portieri i Partizanit kishte dalë më përpara në momentin e grushtimit të topit.

Kjo acaroi së tepërmi trajnerin e “demave” të rinj, Reinaldo Kalari, i cili u fut në fushë dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq.

Partizani – Internacional 1-1 (4-5 me penallti)
Golat: Vahab 76’ / Arapi 30’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"