Kupa e Shqipërisë, Grupi A / Kukësi e Teuta shijojnë humbjen, Tirana mbron trofeun me përmbysje (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 18:07

Kupa e Shqipërisë, Grupi A / Kukësi e Teuta shijojnë humbjen, Tirana mbron trofeun me përmbysje (VIDEO)

Mlladen Milinkoviç ka shijuar humbjen si trajner i Kukësit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Egnatias  Ndonëse verilindorët kishin udhëtuar me lojtarët rezervë drejt Rrogozhinës për këtë duel, pakkush priste që ata të komplikonin kualifikimin e mëtejshëm me një disfatë në transfertë që duhet ta përmbysin në ndeshjen e kthimit. Gjithçka u vendos që në minutat e para të sfidës, kur Memini u dënua me karton të kuq për Kukësin dhe Bakiasi shënoi golin e vetëm të takimit për skuadrën vendase.

Kupa e Shqiperise

Një tjetër skuadër e Superiores që ka provuar humbjen sot ishte edhe Teuta, e cila kishte lënë pushim disa prej titullarëve më transfertën në Pukë ndaj Tërbunit vendas. Goli i Stivi Shabës në pjesën e dytë i dha suksesin pukjanëve, ndërsa detyron Maganin të luajë me forca të plota në takimin e kthimit pas dy javësh.

Tiranës iu desh që të realizonte një përmbysje rezultati në mënyrë që t’i dhuronte suksesin që në ndeshjen e parë në transfertë Ze Marias, i cili sot kishte provën e parë të vërtetë të vështirësisë me të cilën do të përballet në futbollin shqiptar. Perja përfitoi nga një gafë e Likës për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin Besës në ndeshjen e cila filloi me 15 minuta vonesë për shkak të mungesës së forcave të rendit në stadium.

besa tirana1

Por ishte kapiteni Karabeci ai që realizoi nga një gol në secilën pjesë të takimit, për të përmbysur shifrat dhe për të marrë një fitore 2-1 në transfertë që ia bën më të thjeshtë rrugëtimin në këtë turne i cili është shpresa e vetme e Tiranës për të luajtur në Europë në sezonin e ardhshëm.

Ndeshjet

Egnatia–Kukësi 1-0
14′ Bakiasi

Tërbuni–Teuta 1-0
34′ Shaba

Kastrioti–Vllaznia 0-0

Besa–Tirana 1-2
29′ Perja / 31′ (p), 68′ Karabeci

Iliria–Kamza 0-2
25′ Raçiç, 57′ Plaku

Shënkolli–Besëlidhja 0-2
56′ Dyca

Burreli–Erzeni 2-1
49′ Kaloshi, 77′ Farruku / 75′ Vathi

E luajtur, 06.09.2017

Mamurrasi-Skënderbeu 0-8
17′ Kelmendi, 37′, 53′ (11-m) Muzaka  63′ Shkodra, 77′ Nespor, 79′ Demte, 80′, 86′ Soue

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"