Kukësi s’fal, shkatërron Ilirinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2015 | 17:20

Kukësi s’fal, shkatërron Ilirinë

kukesi1ILIRIA – KUKËSI 0-5
GOLAT: / Lima 5′, Kruz 38′, 84′, Shameti 47′, Malota 55′
ILIRIA: Selaci, Lilaj, Bushi (Voga 46′), Gjonaj, Zela, Baku, Mamica, Hoxha, Sala, Brahimllari (Ndreu 46′), Lama (Kaci 72′). Trajner: P.Ziri.
KUKËSI: Koliqi, Hallaçi (Veliu 58′), Malota, Shameti, Mici, Musolli, Karioka, Flores (Jonuzi 68′), Nika, Moreira (Kruz 27′), Lima. Trajner: H.Lika
GJYQTARË: B.Kaimi, N.Bregasi, R.Dobrushi, G.Velçani (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Sala 32′, Mamica 35′
KARTON I KUQ: Selaci 77′
DELEGAT: P.Loci
VËZHGUES: A.Canaj

Në Fushë-Krujë nuk ka shumë histori. Kukësi arrin të mposhtë me lehtësi skuadrën e Ilirisë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë në shifrat 5-0. Ekipi i drejtuar nga Troisi ka arritur të shënojë që në minutat e para të takimit dhe deri në fund të tij, duke hedhur një hap të sigurt për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Sa u takon vendësve të Ilirisë, ata kanë rrezikuar vetëm në minutën 72 e pas me Kaçin, i cili, pavarësisht se nuk arriti të shënonte, ishte një rrezik për portën kuksiane. Ndërsa, në minutën e 77-të, portieri Selaci i Ilirisë ndëshkohet me karton të kuq dhe në vend të tij në portë vendoset qendërmbrojtësi Rigers Hoxha, pasi ishin kryer të tre zëvendësimet.

Me lojtarët e aktivizuar dje që ishin titullarë, skuadra e Kukësit ka treguar se e vlerëson maksimalisht Kupën e Shqipërisë si një trofe që kërkon ta fitojë. Pjesa e parë – Ndeshja fillon me gol për skuadrën e Kukësit. Lima shfrytëzon më së miri një pasim të Kariokës dhe gjuan saktë duke e çuar sferën në rrjetë. Në avantazh nënkampionët nuk ndalen dhe kërkojnë golin e sigurisë, por ai do të vononte. Iliria ka një rast të artë për të barazuar shifrat në minutën e 30-të. Lama ekzekuton një goditje dënimi nga jashtë zone, por topi përplaset në shtyllë dhe Mamica në zonë nuk arrin të shënojë. Pas këtij momenti do të jenë miqtë, që në minutën e 38-të realizojnë golin e dytë me anë të Kruz, i cili është futur në fushë në vend të brazilianit tjetër Filipes të dëmtuar.

Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë i lojës do të nisë sërish me gol për verilindorët. Flores kroson nga goditja e këndit dhe Shameti me kokë nuk gabon duke e tundur rrjetën për herë të tretë. Kuksianët nuk mbahen dhe në minutën e 55- të Flores do të jetë sërish protagonist. Braziliani jep një pasim të saktë për Malotën, i cili, i dalë në ndihmë të sulmit, nuk gabon dhe realizon golin e katërt për skuadrën e tij. Mbrojtësi konfirmon formën e mirë dhe pas golit të shënuar në kampionat arrin të gjejë sërish rrjetën edhe në Kupë. Kukë- si ka hipotekuar fitoren, por vazhdon të shënojë. Me mbrojtësin Hoxha në portë, pas ndëshkimit të Selacit me karton të kuq, Kruz në minutën e 84-t do të shënonte edhe golin e pestë, duke e mbyllur përfundimisht takimin. Dje i pranishëm në tribunë ka qenë edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"