Kukësi prezanton Cuculin dhe huazimin nga Juventusi, Gjici beson te përmbysja

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 13, 2018 | 22:57

Kukësi prezanton Cuculin dhe huazimin nga Juventusi, Gjici beson te përmbysja

Ka qenë një ditë intensive për sa i përket zhvillimeve te Kukësi. Safet Gjici ka prezantuar ditën e sotme 2 futbollistët e rinj të ekipit, Ardian Cuculi dhe Omar Ture, ky i fundit i huazuar nga Juventusi. Si fillim presidenti Gici ka treguar gjithë “peripecitë” që kanë kaluar në Gjeorgji, madje është shprehur optimist për sa i përket përmbysjes ndaj Torpedos në ndeshjen që do të luhet në Shqipëri.

gjici1

Gjici

“Deklarata e Cungut nuk është ashtu siç e keni përkthyer ju. Ai e ka sqaruar dhe vet. Padyshim që ai nuk mban përgjegjësi pasi merkaton e ka zhvilluar trajneri Pakult, së bashku me Nexhipin. Ndoshta duhet kohë për ti parë. Pres shumë nga lojtarët. Me afrimin e Cuculit dhe lojtarit të Juventusit besoj se do të ketë impuls të ri në skuadër. Megjithatë, do të ketë goditje të tjera në sulm dhe mesfushë. Pamë shumë raste të humbura në Gjeorgji sepse lojtarët ishin torturuar psikologjikisht prej vizave. Rexhinaldo ka humbur 4 raste të pastra, por nuk i vë faj pasi ka qenë i lodhur nëpër aeroporte. Megjithatë nuk është asgjë e vështirë, por kam bindje se me mobilizimin e djemve e kalojmë turnin.”

Ankesa në UEFA

Kemi ndjekur të gjitha praktikat që duhet të bëhen në raste të tilla. Nuk kishim asnjë përgjigje, as negative as pozitive për këtë rast. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Jashte, me Ambasadën Gjeorgjiane, me UEFA-n dhe na mbanin me gënjeshtra. U duk që ishte e qëllimshme. Dua të them se FSHF na ka ndihmuar që Maloku dhe Rexhinaldo të kalojnë. Kemi kërkuar nga UEFA që të ndëshkohet Torpedo, sepse të gjitha pengesat vinin realisht nga ata. Nuk duam të justifikojmë gabimet në mbrojte por ishte një goditje psikologjike. Prodhuam lojë në pjesë të dytë por nuk i shfrytëzuam dot.

prezantim

Ne nuk kemi penguar asnjë ekip kundërshtar me gjëra të tilla. Nuk merremi me çështje të tilla. Ata nuk ishin mësuar me “Fair Play”. Insitucione të tjera e kanë në dorë të sillen me ata. Ne si shqiptarë nuk e kemi këtë që të hakmerremi. Nuk do të ulem me ta në drekë zyrtare. Ne kemi pasur një rast me Valetën dhe i kemi ndihmuar ata që ta zgjidhnin problemin sepse kishin një futbollist me problem dokumentacioni.

Objektivi

Gjithmonë luftojmë për titull. Do të përforcohemi edhe më shumë. Them se jemi pretendentët kryesorë. Në fushën e blertë do  ti shohim të gjitha pasi edhe ekipet e tjera janë përforcuar.

gjici1

Ndërkohë janë prezantuar edhe 2 futbollistët e rinj të Kukësit, Cuculi dhe futbollisti Toure. “Kam fituar 2 trofe sezonin e fundit dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar në arritjen e objektivave. Kukësi ka dëshmuar gjatë këtyreve viteve se është gjithmonë pretendente. Ekipi për këtë është ndërtuar. Jam rikthyer në Shqipëri sepse më bindi projekti i Kukësit” u shpreh Cuculi.

cucul1

Ndërkohë Omar Ture u shpreh se do të ndihmojë për të arritur objektivat e vendosur. “Është kënaqësi të jem këtu. E njoh këtë klub prej një muaji. Do të jem menjëherë në dispozicion të ekipit. Jam i vetëdijshm se duhet të luftoj për të siguruar vendin tim në fushë.” përfundoi Toure.

Skerdilaid Sulozeqi

futbollist

cucul






www.minuta90.com