Kukësi merr trofeun e tretë në 2016-n, fiton Kupën “Pavarësia”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2016 | 14:51

Kukësi merr trofeun e tretë në 2016-n, fiton Kupën “Pavarësia”

Edicioni i 8 i Kupës “Pavarësia” është fituar nga Kukësi. Turneu i përvitshëm miqësor që organizohet nga FSHF në ditën e festës kombëtare të pavarësisë së vendit, u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

kukesi

Ndeshja e parë gjysëmfinale u zhvillua mes Prishtinës dhe Otrantit. Ekipi nga kryeqyteti i Kosovës fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të Begollit me penallti në minutën e 3-të shtesë.

Ndërkohë në gjysëmfinalen e dytë Kukësi mposhti me rezultatin 3-1 Shkëndijën e Tetovës. Shqiptarët nga Maqedonia kaluan të parët në avantazh, por Rangel, Dida dhe Greca përmbysën shifrat.

Ndërkohë në ndeshjen finale mes Kukësit dhe Prishtinës, triumfues dolën verilindorët e Shqipërisë teksa mposhtën 2-0 kundërshtarët nga Kosova falë golave të Moreirës dhe Lushtakut. Edhe pse një trofe simbolik, për Kukësin ky është i 3-ti në vitin 2016 pas Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"