Kualifikimi në Europian, Ramadani: Ndjenjë e veçantë! Nuk jam ndjerë kurrë kaq i emocionuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 20:27

Kualifikimi në Europian, Ramadani: Ndjenjë e veçantë! Nuk jam ndjerë kurrë kaq i emocionuar

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, foli pas kualifikimit zyrtar të Shqipërisë ne EURO 2024. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Ramadani ndër të tjera u shpreh:  

ramadani

“Urime të gjithëve. Është ndjenjë e veçantë, jam gëzuar shumë. Kjo shkon për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe për të gjithë shqiptarë. Një ndjenjë e veçantë që nuk do ta harroj kurrë, nuk jam ndjerë kurrë kaq shumë i emocionuar në gjithë karrierën time.  

Më keni mbështetur gjithmonë kur kam ardhur edhe në fillim në Kombëtare. Festë e çmendur. Desha të falenderoj të gjithë shqiptarët dhe tifozët, na dhanë përkrahje shumë të madhe. Jemi në Berlin të gjithë”, u shpreh Ramadani.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"