Kthimi i Bares, trajneri bën “lëmsh” formacionin për shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:06

Kthimi i Bares, trajneri bën “lëmsh” formacionin për shqiptarin

Rikthimi i Keidi Bares nga dëmtimi vë në pikëpyetje të gjithë lojtarët e mesit të fushës te Malaga. Për trajnerin Pelisier, paraqitja e shqiptarit në fund të miqësores ndaj Krasnodarit ka bindur për rikuperimin e plotë dhe gatishmërinë e tij për ndeshjen e fundjavës. 

Keidi-Bare-Cifu-entrenandose_1411968962_112931015_667x375

Mediat pranë Malagës bëjnë me dije se trajneri Pelisier është tashmë në dyshim nëse do ta përfshijë mesfushorin e Kombëtares shqiptare që nga minuta e parë ndaj Rejsing Santanderit apo do ta lërë në stol.

Forma e mirë në pjesën e parë të sezonit, e bën trajnerin e ri Pelisier që të mendojë edhe ndryshimin e skemës me të cilën ka punuar prej ditësh, për t’i bërë një vend mesfushorit kuqezi. Megjithatë, titullar apo jo, mediat pranë Malagës raportojnë se shqiptari do ta bindë trajnerin të ndryshojë gjithçka për t’i bërë vend. Edhe nëse jo gjatë ndeshjes së fundjavës, në vijim, do të jetë e sigurt një fanellë titullari për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"