Kryendeshja Kukësi-Skënderbeu, ja kur do të luhet java e 22-të e Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2018 | 17:23

Kryendeshja Kukësi-Skënderbeu, ja kur do të luhet java e 22-të e Kategorisë Superiore

 

Java e 22-të e Kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë, ditë e mërkurë dhe ditën e enjte.

kategoria superiore

Kjo javë ofron një supersfidë, atë midis Kukësit dhe Skënderbeut. Vitin e kaluar kjo ishte një sfidë për titull, ndërsa këtë sezon Kukësi i ka humbur shpresat për titull dhe po mendon për Evropën.

Të dyja ekipet do kërkojnë trepikshin që do tu bënte shumë punë, Kukësit për të arritur vendin e dytë dhe Skënderbeut për tu shkëputur edhe më shumë.

Kukesi-Skenderbeu-470x313

Sfidat janë parashikuar të luhen në orën 14:00 dhe në orën 17:00. Tre sfidat e orës 14:00 do të jenë Kukësi-Skënderbeu, Kamza-Teuta dhe Laçi-Vllaznia.

Ndërkohë, në orën 17:00 do të luhet Partizani-Lushnja.

yuu

Takimi Flamurtari-Luftëtari është parashikuar të luhet ditën e enjte, ora 17:00.

TY

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"