Kristiano Ronaldo, Ançeloti, Vidal… “ajka” e futbollit rikthehet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 13:27

Kristiano Ronaldo, Ançeloti, Vidal… “ajka” e futbollit rikthehet në Itali

Na ishte një kohë, shumë vite më parë, kur futbolli italian ishte elita, atje ku “mblidheshin” gjithë “yjet” e ballos. Napoli transferoi Maradonën në vitet ’80, ndërkohë te Juventusi luante Platini. Pas “El Pibe de Oro”, pati një zbarkim konstant të lojtarëve me të mirë të momentit: Van Basten, Gulit, Mateus, Bergkamp, Gaskoin; të cilëve iu shtuan Ronaldo “Fenomeni” Nazario apo Zinedin Zidan.

seria a

VITET ’90 – Por, ’90 ishin vitet “e arta” të futbollit italian, që u shndërruan në epiqendrën e futbollit botëror. Një nivel kampionati superlativ që u bë hegjemoni në tre kompeticionet e Kontinentit të Vjetër: Kupa e Kampioneve (sot Liga e Kampioneve), Kupa UEFA (Liga e Europës) dhe Kupa e Kupave (Superkupa europiane). Në atë dhjetëvjeçar, nëntë klube italiane kanë marrë pjesë në 25 finale, ku kanë regjistruar një total prej 13 titujsh.

Ronaldo1

RËNIA – Me hyrjen e mijëvjeçarit të ri dhe pas një faze brilante, erdhi rënia: çështja e skandaleve si “Calciopoli” dhe fuqia shpërthyese e Premier-it dhe La Liga-s dobësuan futbollin transalpin. E tashmë, thuajse dy dhjetëvjeçarë më pas, e pavarësisht supremacisë së ligës angleze, Seria A është rikthyer të tërheqë lojtarë të mëdhenj dhe gëzon një fuqi ekonomike që po shpaloset këtë verë.

SHPENZIME – Një situatë që duket të ketë nisur pas firmës së Kristiano Ronaldos me Juventusin. Blerja e portugezit nga klubi bardhezi duket të ketë zgjuar “calcio”-n (futbollin në italisht), që ka shpenzuar deri tani 895 milionë euro: një shifër e kaluar vetëm nga 1.042 milionë eurot e investuar në Angli. Një shpenzim që e shndërron Serinë A në një turne që, me të gjitha gjasat, do kujtohet gjatë.

ronaldo

Dhe do pasurohej akoma më shumë me transferimin të Arturo Vidalit tek Interi dhe Gonzalo Higuainit te Milani (edhe pse, ky i fundit, vetëm për vlerë ekonomiko-statistikore e jo në aspektin e zgjedhjes): nëse blerjet do konfirmoheshin, shifra do kapte rekordin e Serisë A në një merkato transferimesh (975 milionë).

SUPERFUQITË – Juvja: pasi ka fituar shtatë tituj radhazi, dëshiron të gjasë hegjemoninë. Ka një skuadër ëndrrash, që vështirë se do ndryshojë pas 221 milionëve të shpenzuar. Napoli: është rivali direkt, me Ançelotin si “komandant” lufta me bardhezinjtë do jetë më interesante.

shpenzimet

Inter: në “Meazza” është rikthyer optimizmi, me afrimin e lojtarëve si Lautaro Martinez, Naingolan apo de Vraj është përmirësuar një skuadër që vjet arriti të kualifikohej në Champions. Vidal do ishte “qershia mbi tortë”. Milani: dëshiron të rikuperojë kohën e humbur. Fondi amerikan i ka dhënë stabilitet projektit. Higuain, sipas shtypit, është thuajse kuqezi. “Pasta” rikthehet të gatuhet në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"