Kosova njeh rivalët në Ligën e Kombeve, Ademi: Synojmë të fitojmë grupin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 14:06

Kosova njeh rivalët në Ligën e Kombeve, Ademi: Synojmë të fitojmë grupin

Kosova mësoi gjithashtu shortin në Ligën e Kombeve. Dardanët, që janë të vendosur në Ligën C, kanë si kundërshtarë në grup Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë apo Gjibraltarit. Pas shortit, ka qënë presidenti i Federatës së Kosovës që ka dhënë një opinion në lidhje me rivalët. Ai foli gjithashtu edhe për trajnerin e ri të kombëtares.

agim ademi

“Një short i cili ka ekipe të cilat i njohim, Rumaninë e kemi përballur së fundmi. Grupi është i mirë dhe jemi favoritë, duke pasur parasysh edhe formën e lojtarëve aktualisht. Ata po marrin minuta dhe shpresoj të mos lëndohen e të kemi formacionin standart. Në shumë ndeshje na kanë munguar lojtarë dhe një ekip si i joni e ndjen mungesën e titullarëve. Kërkojmë rezultat”, u shpreh fillimisht Ademi i cili u pyet edhe për çështjen e trajnerit, pasi ende Kosova nuk ka një të tillë:

“Kemi pasur shumë propozime dhe kanë qenë trajnerë me emër dhe me bagazh. Kanë qenë në liga dhe kombëtare të njohura, por do të kërkojmë të duhurin për të arritur objektivat tonë. Nuk jemi në fazën e zhvillimit të skuadrës, na duhet një trajner që kërkon kualifikimin dhe nga Liga e Kombeve duam të jemi të parët dhe po mendojmë për këtë kompeticion. Kemi katër ndeshje miqësore dhe trajneri i ri do ta ketë kohën në dispozicion për muajin shtator. Nuk e di me datë, por jemi në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të trajnerit. Po shohim edhe pjesën ekonomike ku na përshtatet më shumë”, tha për “SuperSport” Ademi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"