Korçarët me mungesa, ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu kundër Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 9:54

Korçarët me mungesa, ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu kundër Tiranës

Skënderbeu luan ndeshjen e javës së 21 të kampionatit në kryeqytet përballë Tiranës ditën e diel.

skenderbeu

Në një ndeshje delikate dhe aspak të lehtë për t’u kaluar, bardhekuqtë do të kenë marsh më të lartë vështirësie, pasi veç mungesave të Ramos dhe Rabiu do të duhet të bëjnë ballë edhe me gjendjen psikologjike të lojtarëve dhe presionit të shtuar të rezultateve pas disa humbjesh radhazi që kanë trazuar jo pak ambientin në klub. Në kushte të tilla trajneri Ivan Gvozdenoviç është marrë gjatë këtyre ditëve kryesisht me aspektin psikologjik të ekipit për të qetësuar lojtarët që dukshëm kanë çeduar në ndeshjen e fundit pikërisht si rezultat i ngarkesës psikologjike.

Veç këtyre problemeve trajnerit të Skënderbeut i lind si detyrë edhe të ndërtojë formacionin që do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e fundjavës ndaj Tiranës. Në kryeqytet pavarësisht gabimit të bërë në ndeshjen e kupës, Gvozdenoviç do t’i besojë sërish Alias në portë teksa në mbrojtje kapiteni Frashëri rikthehet nga minuta e parë së bashku me Shaqen në krahët e mbrojtjes teksa në qendër Prençi dhe Randi do të kompletojnë këtë repart.

Ne mesin e fushës Liço, Pecani dhe Juri pritet që të jenë titullarë në këtë ndeshje teksa në majën e sulmit Rashica dhe Frenklin janë gati për një fanellë titullari ndërsa Nikaj dhe Lika luftojnë për fanellën e mbetur në formacionin fillestar te ekipit.

HDFGH

LL. SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"