Korabi vazhdon shpërbërjen, konfirmon 5 largime nga dibranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2017 | 16:21

Korabi vazhdon shpërbërjen, konfirmon 5 largime nga dibranët

Skuadra e Korabit vazhdon të përballet me largimet e lojtarëve të cilët kanë luajtur rregullisht në pjesën e parë të sezonit. Dibranët kanë konfirmuar sot se nga radhët e tyre kanë ikur 5 futbollistë, me të cilët janë ndërprerë marrëdhëniet kontraktuale.

njoftimi korabi

“Zyrtare: Erkan Spahija, Rudin Nako, Nderim Nexhipi, Emiljano Veliaj dhe Andi Prifti nuk do të jenë më pjesë e Korabit. Klubi dhe lojtarët kanë ndërprerë kontratat me marrëveshje. K.F Korabi ju uron suksese”, shkruhej në njoftimin e sotëm të klubit.

Sigurisht që këto lëvizje do t’i krijojnë probleme të mëdha trajnerit Gerd Haxhiu, i cili duhet të fillojë punën nga e para për ndërtimin e formacionit me të cilin do të përballojë pjesën e dytë të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"