Korabi, Gavazaj është afrimi i fundit në merkato

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 4, 2016 | 13:23

Korabi, Gavazaj është afrimi i fundit në merkato

Merkatoja verore e Korabit ka qenë voluminoze dhe gjatë ditës së djeshme dibranët kanë zyrtarizuar edhe një tjetër lojtar, pikërisht mesfushorin Alush Gavazaj, i cili prej kohësh është përgatitur nën urdhrat e trajnerit Artan Mërgjyshi. Lojtari ka nënshkruar dje me dibranët dhe kështu që ai konsiderohet pjesë e Korabit të Superiores për sezonin e ri futbollistik.

alush gavazaj

Futbollisti 21-vjeçar është formuar në klubin kosovar “KF KEK” dhe më pas kaloi te Tirana. Duke mos pasur shumë hapësirë, bardheblutë e huazuan mesfushorin te Tërbuni i Pukës.

Stërvitja

Gjatë ditës së djeshme skuadra dibrane është stërvitur në kompleksin “Skënder Halili”, por në një orar më të afruar, në orën 18.00. Në këtë seancë, stafi e ka pasur thuajse të plotë grupin e lojtarëve, me përjashtim të Dukiç dhe D.Peposhit, që janë të dëmtuar. Të dy lojtarët për momentin mbeten jashtë planeve të premierës së kampionatit me Laçin.

korabi mergjyshi

Edhe gjatë kësaj seance trajneri Mërgjyshi është përqendruar tek eksperimentet e mbrojtjes dhe të mesfushës, por me sa duket është zgjidhur problemi i sulmit me Adelajën, që këto ditë po paraqitet mjaft mirë në stërvitje.

Ndërkohë që truri i skuadrës dibrane do të jetë Nderim Nexhipi, i cili do të aktivizohet në mesfushë dhe nga këmbët e tij pritet të nisë faza sulmuese e skuadrës. Falë eksperiencës së Nexhipit shpresohet që loja e Korabit të ketë më shumë fantazi.

ABDULLA DUSHKU






www.minuta90.com