Kontrata me Katarin, tifozët e Bajernit mblidhen në protestë për anulimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 13:44

Kontrata me Katarin, tifozët e Bajernit mblidhen në protestë për anulimin

Përtej rezultateve, dëmtimeve dhe paraqitjes në një ambienti të zymtë në “Allianz Arena”, po i shtohet një tjetër problem. Tashmë situata ndryshon terren, aty ku tifozëria e klubit më të titulluar në tokën gjermane kanë dalë hapur kundër vazhdimit të bashkëpunimit me kompaninë ajrore “Qatar Airways” dhe zhvillimin e fazës përgatitore dimërore në Katar.

bajern

I gjithë ngërçi qëndron nga praktikat e ndjekura nga shteti arab, i cili përkon me diskriminim të thellë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për tifozërinë nga Mynihu ata nuk duhet të ndodhen pranë klubit të zemrës.

Situata vjen në një kohë kur bordi i Bajernit do të duhet të ndërmarrë një vendim, nëse do ta vazhdojë kontratën me kompaninë në fjalë, e cila skadon në 2023-shin apo do të duhet t’i nënshtrohen mendimit kritik të tifozërisë.

Drejtuesit nga Mynihu kanë reaguar duke pohuar se në fillim do të diskutohet me ta vendimi dhe pas do të vendoset.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"