“Komedia vazhdon, ligji dhe Maliqi…”, Flamurtari reagon pas dënimit të trajnerit Memushi: Disiplina të hapë ligjet dhe t’i mësojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 20:50

“Komedia vazhdon, ligji dhe Maliqi…”, Flamurtari reagon pas dënimit të trajnerit Memushi: Disiplina të hapë ligjet dhe t’i mësojë

Komisioni i Disiplinës ka dënuar sot me 6 ndeshje pezullim trajnerin e Flamurtarit, Eqerem Memushi, pas kartonit të kuq të këtij të fundit në ndeshjen ndaj Korabit. Një vendim me 6 ndeshje pezullim që ka sjellë reagimet e klubit të Flamurtarit.

flamurtari

“Komedia vazhdon. Ligji dhe Maliqi presin rastin e radhës për dënime maksimale”, shkruhej fillimisht në një postim në rrjetet sociale të klubit, duke publikuar vendimin për dënimet e Memushti dhe vetë klubit.

sadsdasdadasdasdassda

Më pas, e kishte radhën një postim tjetër, me të cilin klubi i drejtohej përfaqësuesve të Komisionit të Disiplinës, duke pretenduar se kanë dënuar trajnerin me nenin e gabuar.

“I bëjmë thirrje Komisionit të Disiplinës sportive që përpara se të japë dënime, e ka detyrim ligjor të hapë ligjet dhe t’i mësojë.

Neni 14/1/i ku jeni bazuar për dënimin e trajnerit te Flamurtari Football Club thotë se:

Të paktën 3 (tre) ndeshje ose një periudhë kohore të caktuar për sulm fizik, duke përfshirë goditjen me bërryl, me grusht, me shkelm, me kokë, me kafshim, me pështymë ose me shtyrjen e një kundërshtari apo një person tjetër përveç zyrtarit të ndeshjes”, shkruante klubi vlonjat duke insistuar se dënimi ishte dhënë me nenin e gabuar.

dfgdfggfgdgdg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"