Kombëtarja në hall, dëmtohet një tjetër sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 9:17

Kombëtarja në hall, dëmtohet një tjetër sulmues

Si të mos mjaftojnë dëmtimet e rënda të Armando Sadikut dhe Odise Roshit, të cilët për shkak të operacioneve të kryera rikthehen pas disa muajsh në fushë, Kombëtarja shqiptare duhet të përgatitet për të tjerë elementë të rëndësishëm që mund të mungojnë në transfertën ndaj Izraelit. Lajmi i keq i radhës ka ardhur nga Turqia.

Cikalleshi

Sokol Cikalleshi nuk ka qenë as në stol për skuadrën e Goztepes në një transfertë të vështirë. Shqiptari pritej që të kishte minuta në këtë përballje, por një dëmtim ka prishur planet. Bomberi kuqezi nuk ka qenë i gatshëm për trajnerin e Goztepes në ndeshjen që ekipi triumfoi 1-2 ndaj Trabzonsporit. Për momentin, situata e shqiptarit mbetet ende e paqartë plotësisht për periudhën që pritet ta lërë jashtë fushave të lojës.

cikalleshi

Gjithsesi, mungesa e minutave për shkak të dëmtimit do të jetë gjithashtu minus për bomberin kuqezi edhe në rast se do të grumbullohet nga trajneri Panuçi. Sokol Cikalleshi ka qëndruar në Superligën turke edhe për këtë edicion, pavarësisht se skuadra e Osmanlisporit ra në ligën e dytë. Bomberi kuqezi u huazua, pasi drejtuesit e Osmanlisporit kanë investuar shumë për të dhe kanë pritshmëri te Cikalleshi për të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"