“Kombëtarja i shitet publikut si më e shtrenjta në botë”, Sinemati shfryn kundër FSHF-së: Kanë hallin e shitjes së biletave me çmime të larta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 20:06

“Kombëtarja i shitet publikut si më e shtrenjta në botë”, Sinemati shfryn kundër FSHF-së: Kanë hallin e shitjes së biletave me çmime të larta

Gëzim Sinemati mendon se FSHF e ka tepruar me çmimet e larta të biletave të ndeshjeve të Kombëtares. Analisti i njohur sportiv, ka shpjeguar se institucioni i futbollit tanimë interesohet më shumë për çmimet e biletave dhe përfitimet e tyre se çdo gjë tjetër, duke mos shpërblyer sakrificën dhe interesin që kanë tifozët e thjeshtë për të.

sinemati

“Ne jemi në momentin më të vërtetë, jo më të mirë. Se në dy ndeshjet e para kemi luajtur me kundërshtarë që më shumë i kemi fryrë ne se sa ishin në të vërtetë ndeshje të vështira. Ndërsa tani do të shohim me të vërtetë kombëtaren e Silvinjos, të shohim ndryshimin a do të ketë logjikë mes lojërave që kemi bërë dhe lojërave që do të vazhdojnë, Dhe kuptohet që do të jetë më e vështirë, sepse edhe deklarata e tij është që të fitojmë por të paktën të mos humbasim. Kjo tregon që qëllimin final e ka barazimin, që ne të mos humbasim. Dhe në fakt ka të drejtë.

E shoh më të frenuar Silvinjon sesa trajnerët e tjerë. Sepse ai që iku, Edi Reja, thoshte gjithmonë në ndeshjet e vështira që do të shkojmë për të fituar. Kam përshtypjen që është më i rafinuar, ndoshta di edhe historinë se si ka ndodhur me kombëtaren tonë, duhet të jetë me këmbë në tokë. Ndeshja me Çekinë është shumë e vështirë.

Ne po i gëzohemi shumë që janë shitur biletat me Poloninë, por kam përshtypjen që po na çojnë gjithmonë atje ku duan. Kanë hallin e shitjes së biletave, edhe me çmime të shtrenjta. Kombëtarja jonë i shitet publikut sikur është Kombëtarja më e shtrenjtë në botë. Po të krahasosh të gjitha kombëtaret e botës me tonën, të shohësh edhe çmimet e biletave me Poloninë, nuk ka sens.

Po nuk ke ku ankohesh, kujt t’i thuash. Ndonjëherë më duket si “sindroma e Stokholmit”, që bie në dashuri pengu me pengmarrësin.

Ka shumë kërkesa me thanë. Pse mo nuk kanë kombëtaret e tjera kërkesa? A i keni parë çfarë çmimesh normale që kanë! Pse e shesim kështu ne, pse nuk ua shpërblejmë dashurinë që kanë njerëzit për kombëtaren, pse ua shesim kaq shtrenjtë? A e di çfarë ndodh të kapësh dy barazime me Çekinë dhe Poloninë? Kur të vijë ndesha tjetër do të ketë përsëri çmime të larta. Pse strategji ekonomike është kjo?

E ti thua kombëtarja, kombëtarja… Kishin dalë me deklaratë që ‘ju japim lajmin e mirë që biletat janë shitur”. Ore lajmi i mirë është që të dalin me një çmim tjetër më të lirë, njerëzit kanë sakrifikuar gjithë kohën”:, tha Sinemati në “Procesi Sportiv” rreth situatës së kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"